May 15, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Do të ketë numër të mjaftueshëm deputetësh për ndryshimet kushtetuese

Shumica parlamentare për momentin nuk e din numrin e saktë të deputetëve të cilët i ka në dispozicion për të realizuar ndryshimet Kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë iu shmang pyetjes se sa deputetë i mungojnë për ndryshimet Kushtetuese. Por u shpreh optimist se ndryshimet do të kalojnë.

“Beso se do të ketë aq deputetë sa nevojiten për ndryshimet Kushtetuese”, u shpreh Kovacevski, transmeton Lideri.mk.

Ai shtoi se ndryshimet Kushtetuese janë të domosdoshme që vendi të integrohet në Bashkimin Evropian, të arrijë standard ekonomik më të lartë dhe drejtësi për qytetarët.

“Në Bashkimin Evropian ka prosperitet ekonomik, sundim të së drejtës në nivel sipëror, ka drejtësi sociale në nivel të lartë dhe ka sundim të së drejtës po ashtu në nivel të lartë, këtë e duan qytetarët tonë, këtë e duam edhe ne. Me këtë proces ne sigurojmë proces në bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër, raporton Alsat.