May 18, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, Jakimovski reagoi për çështjen e përmbaruesve

Kandiati presidencial i kualicionit Guximshëm për Maqedoninë Stevço Jakimovski, para Minsitrisë së Drejtësisë ka ngritur sot çështjen e bllokimit të llogarive bankare të qytetarëve nga përmbaruesit.

“Kemi edhe Ministrinë e Drejtësisë, por nuk duam të zbatojmë ligjet. Kemi një ligj që ndalon përmbarimi i borxheve të vjetra shumë se 10 vjet, që dëmtojnë qytetarët më të varfër të Republikës së Maqedonisë, në radhë të parë pensionistët dhe rastet sociale. I njëjti ligj u ankimua në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykata e hodhi poshtë iniciativën, që do të thotë se përgjegjësia për moszbatimin e ligjit është pikërisht e Ministrisë së Drejtësisë dhe njëkohësisht presidenti i shtetit duhet të insistojë që ligji të implementohet.”, – deklaroi kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski.