Vazhdojnë ndryshimet në Butel, BDI po kalon në opozitë, ASH në pushtet

Në komunën e Butelit është krijuar një frymë e re politike pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Pas shumë viteve, BDI dita ditës po kalon në opozitë, kurse vendin e tyre në pushtet lokale po e mer Aleanca për Shqiptarët. Kjo si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-ASH. Dje janë paraqitur spekulime lidhur me funksionimin e këtij koalicioni, por ato i ka demantuar Vullnet Selimi nga ASH në Butel.

“ Në lidhje me disa informacione të plasuara gjatë ditës së djeshme në disa portale, ndjej obligim të demantoj të gjitha ato pretendime të cilat janë tendencioze dhe jo të vërteta. Bashkëpunimi me Kryetarin, Darko Kostovski , është në nivelin e duhur dhe shpresojmë që bashkarisht të sjellim vetëm projekte të mira për qytetarët tanë”, ka deklaruar Selimi.