May 5, 2024
Maqedoni

Aktive 11 mijë raste të Kovid-19, të hospitalizuar 700 persona

Numri i rasteve aktive të Kovid-19 arriti në 11.042 persona. Sipas distribuimit sipas qyteteve, shumica janë në Shkup me 3.829, e ndjekur nga Tetova me 1.791 dhe Gostivari me 1.467. Numri i personave të hospitalizuar është 700. Sipas buletinit të fundit për gjendjen me Kovid-19 në vend, u regjistruan 27 persona të vdekur.

Sipas buletinit më të fundit për kovid gjendjen, nga 3.022 testet e kryera dje, u regjistruan 333 raste të reja me Kovid-19, shumica prej të cilave në Shkup – 206, Gostivar – 33, Kumanovë – 19. U regjistruan edhe 367 pacientë të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kumtoi në një konferencë shtypi dje se rreth 700 pacientë u shtruan në spital për shkak të komplikimeve nga Kovid-19.

Ministri informoi se spitalet në Prilep dhe Manastir janë në dispozicion për pacientët nga Kërçova dhe Struga, dhe qendrat spitalore në Shkup për Gostivarin dhe Tetovën, dhe objekte të tjera janë duke u përgatitur nëse është e nevojshme.
Sipas tij, shëndetësia do ta përballojë këtë valë me Kovid-19

“Ne jemi gati të riorganizohemi dhe në mënyrë shtesë në spitale të tjera. Tani kemi një përvojë”, tha Filipçe.

Këtë javë, tha ai, po bëhen analiza në mënyrë që të supozohet se si do të vijoj kjo valë.

Deri më tani, gjithsej janë kryer 1.111.451 teste të Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 169.202, numri i pacientëve të shëruar është 152.465, ndërsa numri i vdekjeve është 5.695.