May 20, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, “E Majta” kërkon votën për president dhe deputetë

Kandidatja e të Majtës, për presidente Biljana Vankovska, vazhdon fushatën, me ç’rast ka vizituar panairin e librit në kryeqendër, prej ku ka theksuar se po përpiqet si individ ta fitojë pozitën e presidentes. Ajo thotë se në fushatë është mjaftë direkte në prezentimin e qëndrimeve të saja, duke theksuar se është radikale në qëndrime, pasi qëndrimet e saja janë konkrete. Patjetër duhet filluar prej diku, thotë Vakovska, sipas së cilës, ajo po ofron lëvizje konkrete me qëllim të pastër, për t’i lëvizur gjërat përpara në këtë vend.

“Mendoj se unë jam ajo që ofron lëvizje konkrete, ikje nga kjo situatë vend-numëro, dhe kandidate e vetme që nuk është për momentin bartëse e asnjë funksioni politik, as në nivel lokal, as në qëndrorë, as pushtet, as opozitë, thjeshtë, kanë kandidat të pastër, që vjen nga ambienti akademik.”, tha kandidatja për presidente e të Majtës, Biljana Vankovska.

“E Majta”, kërkon përkrahjen edhe për kandidatët e sajë për deputet. Nga kjo parti kërkojnë numër dyshifrorë deputetësh, për t’u kundërvënë partive antipopullore, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Pikërisht nëpërmjet të Majtës, e çojmë në vend amanetin e Ravinit. Këto “bineqtë siamezë”, LSDM dhe VMRO-DPMNE, të udhëhequra nga Stevo dhe Goga, janë parti antipopullore. Ato janë biznes -oligarki të milionerëve, të cilat nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me realitetin.”, tha kryetari partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Nga “E Majta”, ju kërkojnë qytetarëve të kenë kujdes për kë votojnë, pasi pretendojnë se koalicionet më të mëdha në vend, si ato maqedonase ashtu edhe shqiptare, tanimë janë pajtuar me ndryhsimet kushtetuese. “E majta”, thotë se e dine, që qytetarët përballen edhe me kërcënime, por I fton ata, të mos kenë frikë nga kërcnimet dhe presionet, por ajo t’i motivojë që të bëhen krijues të së ardhmes së tyre. Prandaj ata vlerësojnë se është e rëndësishme që E Majta të hynë në Qeveri dhe është e rëndësishme që në këto zgjedhje parlamentare të arrijë rezultatin historik që do netralizoj LSDM-në.