Tubimi i parë i Grupit të Zjarrit pa flamurin e BDI-së (Foto)

Me flamurin kombëtar, flamurin e NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve, i ashtuquajtur Grupi i Zjarrit sonte është takuar me banorët e Studeniçanit.
Njëherit ky është tubimi i parë i tyre pa flamur dhe llogo të BDI-së.

Athua ky është fillimi i ndarjes prej BDI, apo llogo partiak nuk është përdorë për shkak se është prezantuar si tubim i organizuar nga ish deputeti i zonës Dr. Rexhep Memedi së bashku me bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët e tij”, ende nuk dihet.

Por më herët ka pasur informacione se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka kërkuar prej tyre të mks përdorin flamurin partiak.

Në tubimin e sontëm fjalim ka mbajtur edhe Izet Mexhiti.
“Edhe kur kemi qenë kundërshtarë politik, e kemi ruajtur shoqërinë, respektin, njerzillëkun. Edhe kur kemi qenë oponentë, kurrë nuk e kemi harruar qytetarin e Karshiakës, BDI dhe ata që nuk na kanë përkrahur!”, tha Mexhiti në fjalimin e tij.

“Prandaj apeloj, nga ketu, bashkangjituni sa më shumë kauzës tonë, se vetëm kështu jemi të fortë, jemi të pathyeshëm!”, shtoi Mexhiti.