April 30, 2024
Maqedoni

Zgjedhje, akuza e kundërakuza për kandidatët presidencial

Gjithësecili mund të gabojë, por e rëndëishme është të mos bëjmë gabime strategjike ,që në masë të madhe mund të ndikojnë në zhvillimin e shtetit tonë. Kështu porositi Kryetari i shtetiti, njëherit dhe kandidati për president, Stevo Pendarovski, para Partisë së Pensionistëve, transmeton TVM2.

Tha se ofron progres në krahsim me kundërkandidaten që nuk është distancuar nga politikat e gabuara. Procesi integrues sipas Pendarovskit do të sjell siguri ,pasi që disa pjesë të rajonit janë potencial për destabilizim.

Partia e pensionistëve do ta mbështesë Kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski, edhe për një mandat tjetër.

“Është për të ardhur keq nëse dikush thotë se ne jemi të njejtë me ata që Qeverisën më herët. Që të jemi në momentin e së vërtetës, nëse ne në 7 vitet e kaluara kemi pasur lëshime dhe gabime kadrovike dhe politike? Absolutisht, nuk ka njeri që nuk gabon, po nisem nga vetja dhe jo nga të tjerët. Por nuk kemi gabime strategjike, nuk kemi gabime të mëdha, gabime që mos të them na kushtojnë shtet, por gabime që ndikojnë në nivel të rëndësishëm të zhvillimit, si ekonomi, demkoraci, në liritë dhe të drejtat e njeriut.” – tha Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Ne nuk kemi asnjë dilemë, Partia e pensionistëve si pjesë përbërëse e koalicionit me LSDM të mbështesim Pendarovskin. Mendojmë se përveç funksionit të kryer me sukses, ai gjatë mandatit të tij nuk kishte asnjë njollë, asnjë gabim strategjik, nuk kishte afera koruptive apo afera për nepotizëm, klientelizëm etj.” – u shpreh Kryetarë i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikollovski.

Ende pa filluar fushata zgjedhore, VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë me akuza dhe kundërakuza për kandidatët e tyre për president.

“Pendarovski në vend se me dinjitet dhe integritet të përfaqësojë shtetin dhe të ndërtojë marrdhënie, ai me përulësi dhe joseriozitet po rrënon imazhin e vendit.” – tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

“Për fat të keq kandidatja e partisë opozitare për kryetar z.nj Gordana Siljanovska Dafkova u shndërrua në një person të DPMNE-së. Qytetarëve nuk ju duhet kryetarë që do të jetë dorë e zgjatur e pallatit të bardhë, shërbëtor i ri i partisë.” – deklaroi Snezhana Kallevska nga LSDM.

Në zgjedhjet e 27 prillit,do të garojnë shtatë kandidatë për president. VMRO-DPMNE me kandidaten Gordana Siljanovska, LSDM me kandidatin Stevo Penadrovski, BDI me kandidatitn Bujar Osmani, Koalicioni VLEN me Arben Taravarin.

Pjesë e garës do të jenë edhe Maksim Dimitrievski, Kryetarë i Komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski kryetarë i Komunës së Karposhit dhe Biljana Vankovska nga e “MAJTA”. Fushata elektorale që do të zgjasë 20 ditë, do të fillojë më 4 prill.