May 2, 2024
Maqedoni

Tetovë: Arrestohen pesë persona për posedim të lëndëve narkotike

Nga MPB bënë të ditur se më datën 27.02.2022 në ora 20:25 minuta në f. Neproshtenë -Tetovë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Tearcë i kanë privuar nga liria A.S. (58), A.B. (26) Ç.M. (21) si dhe dy persona të mitur, të gjithë nga f. Sellcë-Tetovë. Gjatë kontrollimit të automjetit “folkswagen polo” me targa regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.S., kurse personat e tjerë kanë qenë bashkëudhëtar, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe mjete të mprehta. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat./KlanMacedonia/