May 21, 2024
Maqedoni

Zeqirija Ibrahimi: Edi Rama na kërkoi të hyjmë në qeveri

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Klan Debat ka bërë krahasim mes hyrjes së tyre në qeveri vitin e kaluar dhe hyrjes së tanishme të ASh-së në qeveri. Sipas tij, ka dallim në qëllime. Alternativa, sipas tij hyri për të zhbllokuar procesin e integrimeve që lidhej edhe me bllokimin e Shqipërisë nga Maqedonia, ndërsa hyrja e ASH-së, sipas tij bëhet për ta shpëtuar Artan Grubin.

“Ishte një krëkesë e shumë faktorëve që lidhej drejpërdrejtë me procesin e integrimit. Domethën Edi Rama e ka kërkuar këtë, e kanë kërkuar plotë faktorë”, tha mes tjerash Ibrahimi në KlanDebat.

Hyrja e ASH-së në qeveri nuk lidhet fare me integrimet, thotë Ibrahimi./KlanMacedonia

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin Klan Debat është deklaruar në lidhje me qëndrimet e fundit të tij dhe partisë që përfaqëson në lidhje me Asociacionin e komnave shqiptare në Maqedoni.

Ibrahimi theksoi se ky është qëndrim i tij personal dhe se brenda partisë ende nuk është diskutuar kjo çështje.

“Unë nuk jam person fizik në AA. Jam person juridik pasi jam Sekretar i Përgjithshëm. E vërteta është se ky qëndrim nuk ka kaluar në organet e partisë që të mund të thuhet se është qëndrim i partisë”, deklaroi mes tjerash Zeqirija Ibrahimi.

Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të diskutohet edhe në strukturat e partisë kjo temë./KlanMacedonia

“Aleanca në vijë të njejtë me Vuçiqin” – Ibrahimi : Edhe Ziadin Sela ka kërkuar Asociacionin

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa ka arsyetuar idenë e tij për Asociacion të komunave shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët po kundështon pa ide, kuturu sepse siç thotë ai, i vetmi që nuk është i lumtur për këtë ide është Vuçiqi dhe në këtë aspekt, sipas tij, edhe ASH është në të njejtën linjë me presidentin serb, përcjell KlanM.

“Nuk e di çka kundërshtojnë, por edhe ish lideri i ASH-së gjatë zgjedhjeve lokale ka deklaruar se nëse i fitojmë zgjedhjet do të kërkojmë të krijohet Lidhja e komunave shqiptare, një union, një Asociacion, një bashkësi e komunave shqiptare. Tani, i bie se Vjollca ose e kundërshton ish liderin e saj, ose ata si parti janë penduar dhe nuk duan ta kujtojnë fare që e kanë thën atë”, deklaroi Ibrahimi në Klan Debat./KlanMacedonia