May 18, 2024
Maqedoni

(VIDEO) Vaksinohen ushtarët dhe arsimtarët e shkollave fillore

Gjatë ditës së sotme në radhë për imunizim ishin pjestarët e armatës të vendit tonë dhe mësimdhënësit nga klasa e parë në të tretën. Deri në përfundim të ditës së sotme me vaksinën Sputnik, janë vaksinuar 7500 persona nga kategoria e infrastukturës kritike. Ndërkaq, ministri Venko Filipçe siguron se procesi i imunizimit nuk do të ndërpritet dhe se gjatë këtij muaji priten edhe vaksina të tjera, për të cilat siç tha nuk dëshiron të japë datë pasi disa herë nuk janë respektuar afatet e parapara.

 Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Sipas informacioneve vaksinat Astra Zeneka, më tej vaksinat Fajzer pritet që vijnë këtë muaj, vaksinat kineze gjithashtu. Kështu që, deri në fund të muajit të gjitha këto vaksina që i përmenda grupet e imunizimit, të personave të moshuar dhe të grupit të infrastrukturës kritike, do të fitojnë edhe doza tjera të vaksinave. Vaksinat Sputnik janë në sallën Boris Trajkovski dhe sipas dinamikës së përdorimi dhe aplikimit ato janë diku 2500 në ditë. Kjo don të thotë se rreth 7500 tashmë janë përdorur ose do të përdoren përfshirë edhe ditëne  sotme”.

Më tej, Filipçe njoftoi se një ditë më parë, ai ka realizuar takim me drejtorët medicinal të 3 spitaleve private “Remedika”, “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”. Ky i fundit siç bëri me dije ai, ka refuzuar kërkesën e ministrit dhe qytetarëve për uljen e çmimeve për mjekim. Ndërsa theksoi se shteti nuk ka mënyrë formale juridike për t’i detyruar  spitalet private që t’i ulin çmimet.

 Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Edhe pse bëra apel që t’i ulin çmimet sepse është krizë, sepse është pandemi, doktor Zhan Mitrev shprehi gatishmëri dhe tha se sot do të njoftoj se a do t’i ulë çmimet për një përqindje të caktuar. Kurse nga “Sistina”, qartë më thanë se këtë nuk do të mund ta bëjnë sepse kjo nuk ka logjikë ekonomike”.

Përndryshe, ashtu siç ishte paralajëmruar 7 mjekë nga këto spitale private, gjegjësisht 5 mjekë nga “Sistina”, 2 nga “Remedika” dhe 1 nga “Zhan Mitrev”, do të pëtrfshihen ne sistemin e rotacionit të klinikave shtetërore në Shkup.

Ndërsa, procesi i vaksinimti siç tha ministri do të bëhet edhe të shtunave.

Emine Ismaili /SHENJA/