April 30, 2024
Kosovë

Kurti: Nuk e kam nënshkruar planin evropian, ndonëse u pajtuam

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë pas takimit trepalësh se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për planin evropian, pasi sipas tij, pala serbe nuk u tregua e gatshme.

“Kam shprehur gatishmërinë që ta nënshkruaj këtë tekst, por pala tjetër nuk ishte e gatshme. Mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e bëri këtë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.