April 29, 2024
Maqedoni

Zaevi dhe Spasovski nga Haraçina: Ne realizuam atë që premtuam

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Oliver Spasovski të dielën mbrëma kanë qëndruar në Haraçinë me rastin e parapërgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe hapjen e shtabeve partiake.

Spasovski në rrjetet sociale ka publikuar foton nga Haraçina, ku janë pritur nga një numër i madh i qytetarëve, ku në këtë komunë nga LSDM sërish është rikandiduar Milikije Halimi.

Spasovski po ashtu ka përcjellë edhe një mesazh nga Haraçina:

Kur ndodhën ndryshimet politike dhe kur disa kërcënonin dhe parashikonin federalizimin dhe kantonizimin, ne premtuam se këtu në Haracinë do të ndërtojmë kanalizimin, ndërtesën e re bashkëkohore të komunës, rrugën lokale për fshatin Grushinë, si dhe shëtitore për këmbësorë dhe shtigje për çiklizëm…Atë që premtuam e realizuam.

Ky është koncepti ynë për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve që jep rezultate reale.(INA)