May 15, 2024
Maqedoni

Kapet një shtetas i Maqedonisë, kishte fshehur devizat te bateria e veturës (Video)

Inspektorët doganor nga ekipet mobile të Sektorit për kontroll dhe hetime në vendkalimin kufitar Tabanovc në fundjavën e kaluar kanë konfiskuar ”deviza” të cilat një shtetas i Maqedonisë ka dashur t’i sjellë ilegalisht në vend.
Siç shkruan portali Lideri.mk, drejtori i Doganave Stefan Bogoev ka njoftuar se bëhet fjalë për 7.000 euro.

Për shkak të dyshimit, inspektorët doganor kanë kryer kontroll të detajuar në mjetin me të cilin po udhëtonte personi dhe kanë gjetur “deviza” të fshehura në letër dhe në një qese “zip” në pjesën e përparme të motorit nën bateri, për të cilën personi nuk ka dokument për origjinën e parave dhe nuk e ka raportuar, shkruan Lideri.mk.

Sipas Ligjit për punë devizore, personi ka kryer kundërvajtje devizore dhe ndaj tij është bërë kallëzim përkatës./Lideri