May 14, 2024
Maqedoni

Kërçovë-Gostivar, kovid-qendrat mbushen me pacientë

Përveç Tetovës edhe Kërçova përjeton situatë të rëndë me virusin korona. Të paktën gjysma e atyre që testohen brenda ditës rezultojnë pozitiv, thonë në Spitalin e Kërçovës, nga porosisin vaksinim sa më masiv të popullatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Situata momentalisht është e keqe, deri para një jave kishim nga një pozitiv nga të testuarit dhe në qendrën kovid nuk kishim pacientë, tani ditëve të fundit jemi me 25 pacientë të shtrirë, dhe nga 30 të testuar 15 – 20 rezultojnë pozitiv kështu që numrat rriten, situata është e keqe. Duhet të vaksinohen sa më shpejtë gjithë, sepse vaksina mbron. Sëmuren edhe ata të vaksinuarit por më lehtë sepse kryesisht ata raste të rënda që i kemi në oksigjen janë gjithë të pavaksinuar”, tha Daniela Stankoska, nga spitali i Kërçovës.
Por, edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, para pikës së vaksinimit në Kërçovë, nuk respektoheshin aspak masat siç janë distanca dhe mbajtja e maskave.

“Në 9 e 45 e kam pasur, por ka një orë vonesë. Lëshojnë pa rend, e thonë mos u gruponi. Si të mos grupohemi? Shikoje si është”.

“Që në 9 e 30 duhej ja s`na lëshojnë çka të bëjmë. Që në 9 pres s’më lëshojnë,

“Mund të marr virus, çdo gjë mundet, që në 9 kam ardhur duhet ta mbajnë rendin, por s`ka asgjë. Maskë kam po s`ndihmon gjë maska”.

Situata aspak më e mirë nuk është as në qytetin e Gostivarit. Siç informojnë nga reparti infektiv, numrat rriten çdo ditë.

Momentalisht janë 21 pacientë, dy të tjerë u pranuan sot plus dhe nëntë kemi në spitalin modular, që filloi nga e hëna. Nga këta, 6 janë në oksigjen të përhershëm në infektive dhe dy të përkohshëm. Në modulare gjithë pacientët janë në oksigjen. Grupmosha është nga 30 deri në 76 vjeç, shumica të pa vaksinuar. Numri do të rritet sepse masat nuk respektohen, por edhe për shkak se Ministria e Shëndetësisë bëri lehtësime me lokalet, dasmat e kafenetë, dhe njerëzit lëvizin pa maska”, pohoi Ratko Naumovski, përgjegjës i repartit infektiv në Gostivar.
Situata më e rënduar vazhdon të mbetet në Tetovë ku numri i pacientëve që kanë rezultuar pozitivë dhe atyre të shtruar në spital gjatë ditëve të fundit është rritur me shpejtësi.