May 5, 2024
Maqedoni

Xhamia e Pashës sivjet me numër rekord të vizitorëve (Foto)

Sipas informcioneve që i mora nga drejtuesit e Xhamise së Pashës ose Allaxha në Tetovë, sivjet atë e kanë vizituar një mumër rekord vizitorësh nga vendi dhe bota. Turistët nga Turqia prijnë në listën e vizitorëve.
Sot pata rastin të jem nikoqir në këtë monument të vlerave të larta estetike dhe arkitektonike për mysafirë të rëndësishëm nga Turqia. Delegacioni udhëhiqej nga deputeti i partisë së re “Refah” (e mirëqenies) z. Ali Jyksel, i cili një kohë ka qenë kryetar i organizatës së madhe të turqve në diasporë “IGMG” me seli në Koln të Gjermanisë, organizatë kjo e cila ka kontribuar mjaft për shumë çështje në Maqedoni. Në vitin 1998, si kryetar i kësaj organizate, ai për herë të parë pat vizituar vendin tonë, nga e cila vizitë po publikoj një foto(me rastin Ditës boterore të fotografisë) të shkrepur te Xhamia e Sahatit.
Ndryshe ambientet Xhamisë së Pashës si çdo herë mjaft mahnitëse.