May 15, 2024
Kosovë

Milaim Zeka vazhdon me kritika thumbuese ndaj kryeministrit Albin Kurti (Foto)

Ridvan Muharremit, pronarit i furrës/restaurantit “Bukë e zemër”, të cilit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, analisti Milaim Zeka ia nxorri një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lokalin e tij, ku edhe u prangos dje.

Ridvan Muharremi po akuzohet për keqpërdorime në rezervat e shtetit.

Në foton e publikuar nga analisiti, Milaim Zeka shihet edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi, për të cilin edhe thotë se e ka publikuar foton.