May 16, 2024
Maqedoni

Xhaferi: Respekt i ndërsjellë ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë turke

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e 21 dhjetorit- Ditën e mësimit në gjuhën turke ka dërguar urim deri te pjesëtarët e bashkësisë turke në vend.

“Të nderuar bashkëqytetarë, pjesëtarë të bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me kënaqësi drejtoj në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal urime të përzemërta me rastin e 21 Dhjetorit- Ditës së mësimit në gjuhën turke, për gjithë bashkëqytetarët tanë turq të cilët jetojnë, krijojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ato janë vlerë e shtuar e shoqërisë dhe shtetit tonë multietnik”, ka shkruar Xhaferi në urimin.

Sipas Xhaferit me këtë festë shprehim respektin tonë të ndërsjellë ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë turke.