Dekorohen veteranët e arsimit të fshatrave Sllupçan-Alizare, ata që shkolluan shumë ushtarë të UÇK-së (Foto)

Sot, nga shoqata “VLERA2019” u realizua darka e përbashkët e paralajmëruar me gjithë arsimtarët (veteranë) pensionistë të shkollës fillore “Faik Konica”-Sllupçan. Ishte një takim shumë impresionues dhe emocionues për të gjithë ish arsimtarët tanë. U takuan, komunikuan, evokuan kujtime, me një fjalë u çmallën duke i kujtuar dhjetra vite pune në një kolektiv. Në shenjë nderi shoqata “Vlera2019” të gjithë pensionistëve u ndau mirënjohje për kontributin jetësor në edukimin dhe arsimimin e brezave. I faleminderoj pa masë ish arsimtarët tanë e tani pensionist, që iu përgijgjën ftesës sonë. Zoti i shpërbleftë për kontributin dhe mundin që kan dhënë në karrierën e tyre arsimore. Misafir nderi ishte edhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi, të cilin e faleminderojmë për mbështetjen e këtij aktiviteti. mirënjohje edhe për drejtorin aktual të shkollës Rashit Jahiu.
Kjo darkë e përbashkët kushtoi 400 euro. tek restoranti Freskia Likovë.
Faleminderim të posaçën 7 donatorëve nga fshati Sllupçan dhe Orizare, të cilët deshtën të mbeten anonim, vetëm për respekt ndaj arsimtarëve të tyre.
Shoqata Bëmirëse Vlera2019