May 1, 2024
Rajon - Botë

Vuçiqi dhe Sheshelji me dhimbje të madhe po përcjellin luftimet e rusëve mes veti

Edhe pse ende nuk janë prononcuar zyrtarisht, bazuar në raportimet e mediave të tyre të aferta, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ish bashkëpartiaku i tij Voisllav Sheshel, me dhimbje të madhe po përcjellin zhvillimet në Rusi, ku tani po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë ruse dhe ushtrisë private Wagner.
Këto media tashmë shpresat se do të shpëtojë Putini i kanë mbështetur tek ushtria çeçene e Kadirovit i cili është lojal ndaj presidentit rus dhe vazhdimisht raportojnë për sukseset e çeçenëve kundër Wagnerit, transmeton Lideri.mk.

Për sjelljen miqësore të Vuçiqit ndaj Rusisë, Vuçiq është prononcuar kundër edhe ish ministrja më e afërt e tij, Zorana Mihailoviq.

“Dhe Serbia, e cila përbëhet nga një popull liridashës, që e ka vendin e saj me vendet evropiane dhe demokratike, është fatkeqësisht i vetmi vend (përveç Bjellorusisë) që nuk vendosi sanksione ndaj Putinit dhe në këtë mënyrë tregoi se e miraton pushtimin e Putinit në shtetin e pavarur të Ukrainës, si dhe të gjitha mizoritë e kryera nga ushtarët që ata bënë dhe bëjnë nën flamurin e Putinit. Ju që vendosni për politikën e Serbisë, jo vetëm që jeni të padenjë për qytetarët e vendit tonë, po rrezikoni të ardhmen e Serbisë”, ka shkruar Mihailloviq.

Ndërkohë raportimet nga Rusia janë dramatike. Ushtria e rregullt po granaton njësitet Wagner, por këta kanë arritur të rrëzojnë tre helikopterë të ushtrisë. Forcat Wagner tani i janë afruar kryeqtmytetit Moskës.

Guvernatori i provincës Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha të shtunën se grupi mercenar Wagner ka hyrë në rajon.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 kilometra në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostov-on-Don, ku forcat Wagner iu afruan qytetit.

Siç u raportua më parë, një video e medieve sociale – të cilën BBC e verifikoi – tregoi një kolonë të Wagner me automjete që udhëtonte në rajonin e Lipetsk-ut, që ndodhet midis qytetit të Voronezh dhe Moskës.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet… po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha Artamonov.

Artamonov gjithashtu u kujtoi banorëve se “ata këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet”./Lideri