May 21, 2024
Rajon - Botë

Putin ka ikur me aeroplan nga Moska, “minjtë filluan të largohen nga anija që po fundoset”

Sipas një lajmi të publikuar, savioni i presidentit rus Vlladimir Putin, një aeroplan special Il-96-300PU – u largua nga Moska në orën 14:16 me orën lokale, pra në orën 12:16 sipas kohës së Evropës Qendror dhe u nis në veriperëndim.

Pas disa kohësh, avioni është zhdukur nga “Flytradar”, që me shumë gjasa do të thotë se ka fikur pajisjet gjurmuese.

Nuk dihet nëse Putin ishte në aeroplan. Zëdhënësi i Putinit, Peskov njoftoi më parë se Putin është në Moskë dhe punon në Kremlin.

Harta e lëvizjes së supozuar të avionit u publikua nga Jason Jay Smart, një analist dhe korrespondent i Kyiv Post, me fjalët: “Putini dëshiron të luajë fshehurazi me Prigozhin”.

Sipas njoftimeve të lajmeve, zëvendëskryeministri Denis Manturov ndodhet tashmë në Turqi.

– Zyrtarët rusë gjithashtu filluan të largohen nga kryeqyteti rus. Të paktën tre avionë të skuadrës speciale të fluturimit të qeverisë ruse fluturuan nga Moska në Shën Petersburg – pohon Jay Smart, duke shtuar se “minjtë po largohen nga anija që po fundoset”.