May 21, 2024
Maqedoni

Mickovski nga Kumanova: Do të japin përgjegjësi ata që vodhën paratë e tendereve

VMRO-DPMNE shpalosi programin para banorëve të Kumanovës. Numri “një” i kësaj partie Hristijan Mickoski u zotua se partia që drejton ai, do ta ndryshojnë imazhin e vendit. Ndërsa pas rënies së kësaj qeverie, Mickoski tha se kundërshtarët e tij do të ballafaqohen me përgjegjësi.

“Paratë që i vodhën nga populli, paratë e tendereve, paratë e marrëveshjeve në katër sy. Ato para do të duhet që t’ia kthejnë mbrapa popullit, ndërsa ata të japin përgjegjësi. Do të japin përgjegjësi edhe për atë që Maqedoninë e prunë buzë varfërisë”, tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.