April 26, 2024
Shqipëri

Vrasja mafioze në Tiranë, autorët u siguruan që asnjëri të mos mbetej gjallë, makina shoshë nga plumbat

Autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë janë siguruar mirë që asnjë personat që ndodheshin në automjet në momentin e atentatit mafioz të mos mbetej gjallë. Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, duken plumbat që kanë përshkuar automjetin në të gjithë anët e tij. Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes. Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.