May 4, 2024
Shqipëri

Bora bllokon “Rrugën e Arbrit”, ankohen shoferët: Të merren masa, po na rrezikohet jeta!

Përditësimi i fundit 20 Janar 2023, 15:24
Rruga e Arbrit është bllokuar sërish nga reshjet e dëborës. Më problematike është situate në Qafë Murrizë ndërkohë që shembjet e shumta të gurëve e të dhëut kanë rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve. Ata kërkojnë marrjen e masave pasi rruga bllokohet dhe bëhet shkak për aksidente sa herë që përkeqësohet moti.

Problemet në Rrugën e Arbrit janë kthyer në një fenomen të zakonshëm sa herë bie shi apo ka reshje bore.

Kalimi i automjeteve për shkak të ngricave bëhet i vështirë, madje edhe aksidentet kanë qenë të shpeshta.

Problem mbetet ky masiv dheu që ka rënë duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjetit.