Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka vlerësuar se votat e diasporës mund të jenë vendimtare për pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend.
Sipas tij, nëse përsëritet rezultati i zgjedhjeve të shkurtit, LVV-ja do t’i sigurojë 50 deputetë, ndërsa mandati i 51-të do të varet nga dhjetëra vota.
“Nëse i merr 65% të votave të diasporës, do t’i fitonte minimalisht 52 deputetë”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.
Ai shtoi se me një rezultat edhe më të lartë nga diaspora, LVV-ja mund të arrijë deri në 53 mandate.
Megjithatë, sipas tij, formimi i qeverisë do të varej edhe nga mbështetja e deputetëve të komuniteteve.

