May 6, 2024
Maqedoni

VMRO: Kuadrot e LSDM-së janë të vjetër dhe të harxhuar

VMRO-DPMNE ka reaguar pas publikimit të kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale nga LSDM-ja. Në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se LSDM po shkon në një humbje zgjedhore, pasi populli tashmë i ka lexuar.

“Kuadrot e vjetër për të mbrojtur krimin. Sonte, Zaev propozoi Shilegon si një kanditat për kryetar të Shkupit. Shilegovin i cili premtoi të mos ndërtonte një tunel nën kala, shtrirjen e Bulevardit Ilinden me një urë nëpër Vardar për në Gjorçe Petrov. “Shilegov” i cili nuk premtoi por i përzuri 84 mësues, bleu karrike prej 500 eurosh nga druri tropikal dhe paguan një makinë zjarrëfikëse 900.000 euro më shumë se sa paguan qyteti i Zagrebit për të njejtin automjet”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/