May 2, 2024
Maqedoni

Numri i të prekurve nga delta arriti në 10, masa restriktive mund të ketë në kufi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi masa të reja restriktive vetëm në kufij, për shkak të përhapjes së virusit delta të koronavirusit, që deri më tani në vendin tonë numri i të diagnosifikuarve me këtë lloj të virusit ka shkuar në dhjetë. Kreu i shëndetësisë theksoi se bëhet fjalë për zbatimin e masës vetëm të kërkim testeve në kufij.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Për masat do të bisedohet deri në fund të kësaj jave. Bëhet fjalë, eventualisht të futen masa vetëm në kufij, jo diçka që do të thotë riorganizim i yni i kësaj që funksionon deri më tani si në institucione të hapur dhe objekte hotelerike me protokolle. Eventualisht vetëm në kufij për hyrje në shtetin tonë”.

I pyetur se a do të vlejë e njëjta edhe pë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kur do të kthehen nga vendet e huaja, ministri tha se do të koordinohen me vendet e rajonit dhe do të sjellin një vendim.

Numri një i Shëndetësisë gjithashtu shtoi se duke filluar nga ditë e hënë do të fillojë imunizimi i fëmijëve prej 12 deri më 16 vjeç.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Nga e hëna do të lejohet vaksinimi për fëmijët nga mosha 12 deri në 16 vjeç me vaksinën Fajzer, e cila për momentin është e vetmja vaksinë e lejuar që të përdoret sipas rekomandimeve nga udhëzimet e brendshme për këtë kategori fëmijësh për këtë moshë”.

Filipçe tha se vaksinimi i sa më shumë qytetarëve do të sigurojë mbrojtje kundër përhapjes së epidemisë, ndërsa edhe vaksinimi i moshave të ulëta do të zvoglojë gjasat që të rinjtë të e përhapin virusin. Sipas ministrit imunizimi siguron mbrojtje kundër transmetimit të llojeve të reja dhe mbrojte kundër sëmundjeve të rënda ose vdekjeve.