April 28, 2024
Shqipëri

Vlorë, plagosje me thikë pranë një shkolle 9-vjeçare

Një person është plagosur me thikë pranë një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të palestrës së mundjes. I plagosuri është rreth 50 vjeç dhe ngjarja mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Personat e përfshirë në konflikt janë fqinj. Është arritur të ndalohet autori i dyshuar i plagosjes.