May 6, 2024
Maqedoni

Vaksinat nga BE-ja, Varhej të martën në Shkup

Komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji të hënën me vizitë në Serbi e fillon turneun nëpër Ballkanin Perëndimor, me përfaqësuesit zyrtarë të së cilit do të bisedojë për përgjigjen e pandemisë dhe për mbështetjen e BE-së, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç informoi Komisioni Evropian, të martën Varheji do t’i vizitojë Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi, dhe më pas të mërkurën ai do ta vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Turneu i Varheit nëpër Ballkanin Perëndimor është me rastin e shpërndarjes së vaksinave të para kundër Kovid-19 me mjete nga Bashkimi Evropian.

Varhei theksoi se udhëton në vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të përçojë një mesazh të qartë se BE kujdeset për partnerët e saj.

Komisioni Evropian dhe Austria më 20 prill paralajmëruan se vendeve të rajonit do t’u dorëzohen gjithsej 651,000 doza të vaksinave “Fajzer/Biontek” në transhe javore, në periudhën nga fillimi I majt e deri në gusht.

“Këto vaksina do të ndihmojnë në përshpejtimin e fushatave të vaksinimit, si dhe për të siguruar që të gjithë punonjësit e linjës së parë mjekësore dhe disa nga grupet më të prekshme të vaksinohen”, thuhet në kumtesën e Komisioni Evropian.

Vaksinat financohen nga pakoja në vlerë prej 70 milion eurove e miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinimeve, sipas një marrëveshje dozimi për Ballkanin Perëndimor.