May 6, 2024
MaqedoniShqipëri

Berisha uron muajin e Ramazanit: Ramazani n’a kujton që asgjë e shtrenjtë nuk arrihet pa sakrifica

Kreu demokrat Sali Berisha ka uruar në rrjetin e tij social Facebook të gjithë besimtarët myslymanë që kanë zgjedhur të agjërojnë muajin e shenjtë të ramazanit.

“Ju uroj të gjithë agjëruesve që agjerimi e sakrificat e tyre të pranohen nga i Madhërueshmi dhe lutem që ky muaj të sjellë mbarësi e bekimet e të Mëshirshmit mbi trojet shqiptare dhe shqiptarët kudo që janë”, shkruan Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Urim për muajn e Madhërueshëm të Ramazanit!

Të dashur miq, me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj të gjithë agjëruesve që agjerimi e sakrificat e tyre të pranohen nga i Madhërueshmi dhe lutem që ky muaj të sjellë mbarësi e bekimet e të Mëshirshmit mbi trojet shqiptare dhe shqiptarët kudo që janë.

Si një muaj i sakrificës, Ramazani n’a kujton që asgjë e shtrenjtë nuk arrihet pa sakrifica, ndaj uroj që këto 30 ditë të jenë një frymëzim për demokratët që të forcojë luftën dhe qendresën e tyre, me besimin tek mëshira e Zotit