SOT NË OXFORD, PËR TA PREZANTUAR TË VËRTETËN HISTORIKE TË KOSOVËS

Me nder të veçantë pranova ftesën për të folur në Oxford Union, një platformë me mbi dy shekuj traditë të debatit të lirë, e cila ka mirëpritur disa nga figurat më të mëdha të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, ndër ta Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nëna Terezë e Albert Einstein. Një traditë që e ka shndërruar këtë institucion në një hapësirë ku idetë e mëdha përballen, sfidohen dhe kontribuojnë në formësimin e debatit publik.

Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike.

sqShqip