Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen nesër, më 25 tetor.
Përmes një mesazhi në Facebook, ajo ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në votime, duke përmend rëndësinë e bashkimit për përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e saj.

