May 21, 2024
Kosovë

VIDEO: Sulmohet brutalisht kameramani i RTK-së në Leposaviq

Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar në veri të Kosovës.

Siç shihet në videon e publikuar nga transmetuesi publik, një person i maskuar e godet fillimisht në këmbë kameramanin Bekteshi, i cili rrëzohet. Pas rrëzimi, personi i maskuar ka vazhduar ta sulmojë edhe disa herë.

 

Video në këtë Link: VIDEO

 

Ndryshe, në vazhdimësi ka pasur sulme ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në veri të Kosovës.