May 7, 2024
Kosovë

“Nëse na thërret Kosova, jemi gati!”! Intervistë ekskluzive me eprorin e lart te Forcave Speciale Ushtarake Kroate dhe në UÇK

Esat Çollaku ka qenë ushtarak i lartë në ushtrinë kroate qe nga vet fillim i luftes 1991 dhe pjesë e aksioneve të suksesshëm si “dimri 94,Bljesak 95,Vera 95,dhe“Stuhia” që çliroi Kroacinë nga forcat serbe dhe ish ushtria jugosllave. Ai ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, kurse pas luftës në Kosovë ka marë pjesë në stervitjet e ushtrisë së Kosovës.

Ai tani jeton në Kroaci, por vazhdimisht lëviz edhe në Kosovë, për të takuar familjarët, shokët e bashkëluftëtarët.

Në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk nga Shkupi, Çollaku flet mbi zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës.
Ai thotë se Kosova si shtet po përballet me sukses me provokimet serbe dhe po tregon kapacitetet e veta shtetformuese. I pyetur nëse mund të ketë një luftë frontale mes Kosovës dhe Serbisë, Çollaku përgjigjet: “Nuk besoj në një gjë të tillë sepse siç po e shihni Rusia dhe Putini po dobësohen dita ditës. E dimë se aspiratat shoveniste të Serbisë në Ballkan i ushqen Moska. Dobësimi i Rusisë i shkon në favor jo vetëm shqiptarëve, por edhe mbarë Ballkanit”.

Megjithatë, në intervistën për Lideri.mk, Çollaku u bën apel institucioneve kosovare të jenë të gatshme për të parandaluar provokimet serbe që kanë për qëllim kompromitimin e institucioneve kosovare.

“Serbët mund të kryejnë sulme ndaj bashkëkombasve të tyre për të akuzuar shqiptarët dhe institucionet e Kosovës. Këtë e kanë bë në të kaluarën, këtë mund ta bëjnë edhe tani. Armatimi i konfiskuar në Zveçan në veturën me targa të Beogradit duhet të alarmojë institucionet kosovare dhe ndërkombëtare që të jenë sa më vigjilentë”, shton Çollaku.

Në bisedën telefonike të zhvilluar në distancën Shkup-Zagreb, Esat Çollaku flet për Lideri.mk për tema të shumta. Ai paralajmëron se provokimet destabilizuese serbe nuk kanë qëllim të vetëm destabilizimin e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.
Njëkohësisht shpreh gatishmërinë personale por edhe të shumë shqiltarëve nga Kroacia për të ndihmuar vendlindjen.

“Nëse na therret Kosova ne jemi gati. Shqiptarët e Kroacisë e kanë treguar përkushtimin e tyre për t’i dalë Zot vendlindjes gjithmonë. Ne nuk duam as luftë as konflikte por e përsëris se nëse na therret vendlindja jemi të gatshëm të kontribuojmë”, thotë për Lideri.mk Esat Çollaku, ish epror ushtarak në luftën e Kroacisë dhe të Kosovës.