May 16, 2024
Maqedoni

Struga në zi, humbi jetë 21 vjeçari nga Veleshta

Sot rreth orës 00:50 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, A.O.(21) nga fshati Veleshtë, duke drejtuar veturën “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur kështu nga rruga njofton MPB, përcjell TV21.

Pas plagëve të marra, vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore e Strugës. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe ekipi SPB Strugë.