Sot në ora 06:05 në mengjes, një tjetër zjarr është raportuar në rrugën “Finska” në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë.

Në këtë rast, flakët kanë shpërthyer mbi një automjet “Chevrolet Captiva” me targa të Kumanovës, në pronësi të personit me inicuale D.N. (40) nga Kumanova, transmeton portali Lideri.mk. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke dëmtuar edhe një veturë “Volkswagen Golf 4” me targa të Shkupit që ndodhej e parkuar në afërsi. /Lideri

sqShqip