May 5, 2024
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Në Gjykatën themelore në Tetovë sot në orën 10:00 duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021 kur jetën e humbën 14 persona. Më 16 shkurt ishte seanca e fundit kur dëshmuan dy infermiere, prindër të një personi të vdekur i cili ishte hospitalizuar, dy të afërm të njerëzve të cilët ishin në mjekim spitalor, si dhe tre ekspertë.

Gjykimi sot duhet të vazhdojë me dëshminë edhe të një eksperti, i propozuar nga Prokuroria,pas çka do të prezantohen dëshmi me shkrim të propozuara nga mbrojtja.

Si edhe në pothuasje çdo seancë paraprake, sërish qytetarët përmes rrjeteve sociale organizohen për protestë të qetë para gjykatës për t’i dhënë mbështetje dr. Boban Vuçevskit, për të cilin konsiderojnë se është akuzuar pa të drejtë në këtë proces gjyqësor.

“Protestë e qetë qytetare-Drejtësia për dr. Boban Vuçevski. Më 02.03.2023, e enjte, para Gjykatës themelore në Tetovë, me fillim në orën 9:00 do të fillojë protesta e qetë qytetare në shenjë mbështetjeje për dr. Boban Vuçevskin”, thueht në thirrjen nëpër rrjete sociale.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi,l mjeku Boban Vuçevski dhe një përfaqësues i Spitalit klinik Tetovë si person juridik në fillim të gjykimi theksuan se e kuptojnë aktakuzën por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator 2021 kur jetën e humbën 14 njerëz, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan, filloi më 7 dhjetor 2022 pasi që nga shtatori 2022 deri atëherë procesi gjyqësor ishte shtyrë disa herë.