May 4, 2024
Maqedoni

Vazhdojnë përplasjet, LSDM akuzon VMRO-në se po bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “deptuetët e VMRO-së gati 1 vjet e bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës”.

“Bllokimet janë sjellje e turpshme bashkë me refuzimin që bëjnë për të marrë pjesë në standardin më të mirë. Pse VMRO është kundër rritjes të pagave për 27.000 mësimdhënës?”, thonë nga LSDM.

Ata po ashtu pyesin pse janë kundër sigurisë ekonomike dhe ligjore të kuadrit mësimor.

“VMRO sërish sillet në mënyrë të turpshme në dëm të mësimdhënësve dhe gjithë sistemit arsimor. Shumica parlamentare e udhëheqhur nga LSDM nuk do të lejojë të kalojnë bllokimet”, thonë nga LSDM.