May 4, 2024
Maqedoni

Bastisje në Shkup, gjendet laborator ilegal për marihuanë, arrestohen katër persona

Policia sot ka kryer kontrolle në katër lokacione në zonën e Qytetit të Shkupit me çka janë privuar nga liria katër persona, ndërsa është gjetur edhe një laborator ilegal për prodhimin e marihuanës, llojeve të ndryshme të drogave dhe një pistoletë.

Siç informon MPB-ja, në aksionin janë përfshirë nëpunës policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në aksionin e përbashkët të koordinuar me Departamentin e policisë kriminale, Sektorin për trafikim të palejuar me drogë, Armë dhe materie të rrezikshme. Ata kanë vepruar sipas hetimeve të kryera më parë, masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe me urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe ambientet e tjera të B.A.(42) u gjet një laborator ilegal për kultivimin dhe prodhimin e marihuanës. Janë gjetur 289 vazo me 291 bimë “kanabis sativa” së bashku pajisjet e plota për rritjen dhe prodhimin e marihuanës, edhe atë: llamba për ngrohje dhe ndriçim, filtra për pastrimin e ajrit, sistem furnizimi me energji elektrike, plehra artificialë, sistem për ujitje dhe lloje të ndryshme të mjeteve për mirëmbajtje të laboratorisë.

Nga ana e nëpunësve policor të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar, ndërsa B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit enal.

Nga MPB informojnë edhe për zbulimin e mbi dy kilogramë amfetaminë, tableta ekstaze dhe kokainë më 10 tetor 2023 në një zonë mbeturinash në Vllae. Nëpunës policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti të palejuar me droga dhe armë, siç theksohet, ndërmerr masa dhe aktivitete të gjera dhe pas kryerjes së hetimeve në bazë të dëshmive të siguruara, sot bastisje është bërë edhe në shtëpinë e D.T.(33). Gjatë kontrollit është gjetur pistoletë, ndërsa D.T. është privuar nga liria dhe me kallëzim penal do t’i dorëzohet prokurorit publik nga PTHP Shkup.

Pas hetimit të kryer në lidhje me rastin e një valixhe me marihuanë dhe një peshore digjitale të gjetur më 11 shtator 2023 në lagjen Draçevë, gjatë ditës së sotme është kontrolluar edhe në shtëpinë e D.R.(31).

Gjatë kontrollit është gjetur marihuanë, një peshore digjitale dhe pako të zbrazëta për paketim të drogës. Pas dokumentimit të rastit nga Njësiti për trafikim ilegal të drogës në SPB Shkup do të ngritët kallëzim përkatës sipas nenit 215 i Kodit penal.

Nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti ilegale të drogës dhe armëve, gjatë bastisjes me urdhër gjyqësor në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të A.M.(27) dhe B.M.(30), është gjetur heroinë. Personi A.M është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të  rastit do të ngritët kallëzimi penal sipas nenit 215 të Kodit penal.