Donika Klenja me origjinë nga Dibra, ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e mjekësisë së kancerit në University of Dundee, në Skoci të Mbretërisë së Bashkuar. titullin shkencor Dr.

Rrugëtimi i saj akademik përfshiu vite të tëra studimi, sakrifice dhe kërkimi shkencor, përfshirë punën në mjediset kërkimore të spitalit Ninewells në Skoci.

Zgjedhja e saj për t’u marrë me studimin e kancerit lidhet edhe me një përjetim personal: humbjen e gjyshes nga kjo sëmundje.

Donika ka theksuar se në këtë rrugëtim një rol të rëndësishëm kanë pasur prindërit, të cilët e kanë mbështetur në arsimimin dhe ndjekjen e ëndrrave të saj, si dhe bashkëshorti, familja dhe mentorët.

" "

Me shprehjen latine “Per aspera ad astra” – “Përmes vështirësive drejt yjeve”, ajo ka përmbledhur rrugëtimin e saj nga Dibra deri te arritja e rëndësishme akademike në Skoci.

Suksesi i Donikës përbën një tjetër histori frymëzuese të shqiptarëve që arrijnë rezultate në institucione prestigjioze ndërkombëtare, duke dëshmuar rëndësinë e dijes, përkushtimit dhe punës shkencore.

Nga Dibra në Skoci, Donika është një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

sqShqip