May 10, 2024
Kolumna

Urime viti i ri 2023, le të jetë ky vit paqeje, rendi, zhvillimi e përparimi të gjithmbarshëm shoqëror dhe shtetëror

Ejup Berisha

Po shkon e 2022 i cili ishte një vit i vështirë e tejet i komplikuar në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe shtetërore për të gjithë ne, 364 ditëshi i të cilit iku shumë shpejtë. A i keni dëgjuar njerëzit se si kohëve të fundit ankohen se ditët, javët muajt, dhe vitet po ikin shpejtë sa hap e mbyll sytë. Edhe këto të vitit 2022 ikën tepër shpejtë dhe ajo çfar duhet thënë për to është se këto i takuan një bote të ngritur peshë apo të asaj që dalngadal ka gjasa të rrëshqas drejt kaosit nëse nuk ndërmerret diçka serioze për ta penguar këtë gjë. E kaosi është gjendje katastrofike që mund të dominon në botë në raportet e gjithmbarshme ndërshtetërore, shoqërore dhe ndërnjerëzore nëse nuk jemi të gatshëm për ta penguar atë si gjendje. Njerëzimi dhe njerëzit nuk guxojnë të lejojnë që të futen në një gjendje të tillë që njihet si gjendje pa gjendje. Thuhet se më mirë është të egziston një gjendje e keqe sesa një kaos. Lufta e fundit në Ukrainë e shkaktuar nga Rusia e dëshmoi gjithë brishtësinë e sigurisë dhe të paqës botërore për të cilën krijohet përshtypje se varen nga vendimi i vetëm një njeriu që të jenë ose të mos jenë në rregull. Apo kjo gjendje dëshmon se sa pak u duhet disa njerëzve të papjekur dhe dashakeq siç janë ata të cilët e udhëheqin tani Rusinë që botën ta shëndrrojnë në një ambient ku vepron çorientimi dhe çrregullimi total. Një gjendje e tillë kaosi mund të bëhet realitet edhe në rastin e Kosovës. Shoqëria përparimtare kosovare atje po ballafaqohet me kërcnime në sferën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit si pasojë e anarkisë të shkaktuar nga strukturat paralele kriminale të cilat veprojnë gjatë kohë atje në veri të qytetit të Mitrovicës. Organet legale të pushtetit të Republikës së Kosovës janë të detyruara të veprojnë për të vendosur rend dhe rregull atje që njihet si funkcionim i shtetit juridik. Apo këto në Veriun e Mitrovicës duhet ti pamundësojnë strukturat paralele serbe të përkrahura nga Serbia që të njejtat ta zbatojnë agjendën e tyre të mbrapsht dhe kriminale. Me këtë rast shteti i së drejtës duhet të ngadhnjej ndaj pushtetit joligjor të vendosur nga njerëz të paautorizuar dhe të përkrahur sic thashë nga vet Serbia.

Në vitin 2023 si duket kemi rritje të madhe të krimit dhe korrupcionit jo vetëm te ne në RMV, në rajonin e Gadishullit të Ballkanit por edhe nëpër shtetet botërore. Kjo mund ti rrisë akoma më shumë tendencat për zhytjen e shteteve dhe të shoqërive vendore, rajonale dhe botërore në kaos. Nëse ia hedhim një sy realitetit të tanishëm mund të vërejmë se sot në çdo sferë të jetës shtetërore dhe
shoqërore egziston gjendje çorientimi dhe çrregullimi.kjo flet se mungojnë rendi dhe rregulli normal. Çka nënkuptohet me këtë gjendje pra kjo nënkupton marrje vendimesh të rëndësishme politike, që pasohet me veprime të tjera gjithashtu të rëndësishme si pranim kërkesash, zgjidhje problemesh, realizim premtimesh,marrje me projekte serioze, si dhe krijim kushtesh për jetë më të mirë përmes zhvillimit dhe përparimit të shoqërive që janë detyra kryesore të njerëzve të kyqur në politikë. Dhe këto pra gjithmonë bëhen përmes angazhimit konkret politik që nënkupton ballafaqim me probleme,vështërsi dhe pengesa serioze që paraqiten gjat procesit real politik prandaj nuk thuhet kot se politika e vërtetë paraqet luftë, përleshje apo edhe mundësi për paraqitje të luftës dhe të përleshjeve në çdo qast.

Por në politikë nuk flitet për luftë apo përleshje me armë zjarri por për luftë mendimesh ideshë dhe konceptesh. Politika pozitive në fakt duhet të arrijë që ti shmang konfliktet, përleshjet dhe luftërat e vërteta me armë zjarri me qëllim që ti jepet përparsi dialogut, mikuptimit, bashkpunimit, miqësisë që do të siguronin paqë. Por çka po ndodh realisht sot nuk kemi politikë reale por vetëmse lojëra,improvizime dhe aktrime edhe pse detyrë e politikanëve është të merren me politikë sepse kjo kategori e njerëzve nuk janë aktorë. Sot në skenën politike gatise të gjithë merren me gjithqka por shumë pak me politikë,prandaj në këtë kohë gjithkush e merr shumë lehtë epitetin politikan dhe pastaj askuj si intereson se çka po bën dhe çka do të bëj ai politikan brenda ambientit politik. Sot ata që i thonë vetes politikan nuk bëjnë gjëra të mëdha por shumica e tyre pra e gjejnë një skenograf dhe një rexhizor me të cilët pandërprerë xhirojnë filma të tipit Ne po bëjmë punë apo vepra të mëdha e shumë të rëndësishme që në fakt janë vepra dhe gjëra shumë të vogla e të parëndësishme.

Politikanët dhe realiteti politik
Sot realiteti për politikanët gjithmonë flet më ndryshe seç flasin këta për veten e tyre, për këtë arsye detajet flasin se në politikë nuk u bë kjo e nuk u bë ajo, se nuk pat mundësi të bëhet edhe ajo edhe kjo gjë. Dhe me këtë rast për këtë realitet jepen arsyetime të shumta se nuk pat mjete, apo se nuk pat kohë të mjaftueshme, si dhe se gjithqka u pengua nga ky apo dhe nga ai subjekt, apo nga kjo dhe ajo rrethanë shoqërore. Këto janë arsyetime aq banale që nuk kanë vend apo nuk pijnë ujë sepse politikanët janë zgjedhur për të punuar pavarësisht se çfar rrethanash janë aktuale apo dhe se çfar kushtesh tjera paraqiten, por edhe se çfar pengesash e vështirësishë do të mund të jenë para tyre. Dhe politikanët asnjëher
nuk do të kenë mundësi të arsyetohen për mosangazhimin dhe mos-punën e tyre përpos nëse shteti ballafaqohet me gjendje krize reale e serioze apo dhe me rrethanat e krijuara të cilat realisht mund ta rrezikojnë prishjen e sigurisë,stabilitetit apo edhe paqës në përmasa shumë serioze.

Asnjë arsyetim tjetër në rrethana tjera normale nuk do të jetë me vend sepse politikanët do të themë edhe 99 herë se këta duhet të punojnë natë e ditë që shteti dhe shoqëria si dhe qytetarët të kenë rend, zhvillim dhe përparim.Në skenën politike të shtetit tonë, të sheteve të rajonit dhe të botës kemi një krizë të madhe politike dhe të sigurisë, këto tani për tani ndodhen akoma në stadin e çrregullimit më të madh të mundëshëm dhe nuk janë zhytur në kaos. Skena e gjithmbarshme politike botërore sot është shumë e çrregulluar dhe e çorientuar ku skenografët dhe rexhizorët e pakujdeshëm figurat skenike i kanë hedhur andej e këndej duke e prezentuar skenën politike në gjendjen më të keqe të mundshme,ndërsa nëse nuk intervenohet që diqka të rregullohet dhe të vendoset rend në të ka mundësi që të shpërthen edhe vet skena. Prandaj lexues të nderuar Urime dhe gëzuar vitin e ri 2023 i cili për ju dua të jetë vit rendi,rregulli paqeje zhvillimi dhe përparimi.