May 18, 2024
KosovëLajmet e reja

“Turqia i dhuron Kosovës 10 helikopterë luftarakë”! Informacion që ka pushtuar rrjetet sociale!

“Turqia i dhuron Kosovës 10 helikopterë luftarakë”! Ky është informacioni që ka pushtuar rrjetet sociale, duke u pëlqyer, shpërndarë dhe duke u komentuar pozitivisht nga qindra shqiptarë, transmeton Lideri.mk.

“Ata do të jenë në mbikqyrje të NATO-s dhe KFOR-it, ku mandatin e mori Turqia”, thuhet në këtë lajm.
Ai ende nuk është konfirmuar zyrtarisht as nga autoritetet kosovare, e as nga ato turke.

Por nëse rezulton I vërtetë, gjithsesi do të ishte shumë i mirëpritur për opinionin e Kosovës, si parandalim për provokimet në Veri, transmeton Lideri.mk.

Ky informacion vjen vetëm dy ditë pasi gjeneral-major Ozkan Ulutash e ka marrë të martën detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta pas sulmit të muajit të kaluar në veri të vendit.

Kjo është hera e parë që KFOR-i do të udhëhiqet nga një komandant turk.

Ulutash e mori detyrën nga komandanti i deritanishëm italian, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, gjatë një ceremonie në Prishtinë, duke u bërë komandanti i 28-të i misionit të NATO-s në Kosovë që nga viti 1999.

Duke folur pasi e mori detyrën, Ulutash tha: “Si komandanti i parë turk i KFOR-it e kuptoj përgjegjësinë që e kam marrë. Duke e parë gjendjen e ndjeshme në Kosovë, po e marr komandën me përkushtim për t’i bërë të gjitha përpjekjet dhe për ta përdorur gjithë përvojën për t’u siguruar se kjo njësi e shquar do të shërbejë suksesshëm në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”.