May 12, 2024
Maqedoni

Driton Nebiu: Ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e Nikola Gruevskit

Drejtori i Agjensionit për menaxhimin me pashrinë e sekuestruar ka njoftuar se ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeninistrit Gruevski.

“Drejtesi për të gjithë

Me hyrje në procedurë të Qeverisë ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, bëhet fjalë për dy banesa që ndodhen në rrugën Bihaçka, njëri prej 65 m2, tjetri 44m2 KO Kisela Voda 1 i konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave janë konfiskuar edhe tre banesa në Panorama Residence si dhe tokë ndërtimore në KO Qendër dhe tokë ndërtimore në KO Norovë për të cilën po ashtu në një kohë sa më të shkurtër do të vihet në procedurë për shitje”.- Thekson Nebiu në facebook

https://www.facebook.com/100000684384618/posts/pfbid02esT52r1L6SKR5gwmj9ZKiQZWQFAnKhwZ1adb9mJ32ZQUceJzk4UXgg1kRHgN2xQ8l/?mibextid=XP3CsN