Dy trupa të pajetë janë gjetur në afërsi të vendit të quajtur „Çezma e Içevës“, në Gorno Sellë, afër Bogdancit. Njëri prej tyre është i një 21-vjeçari nga Bogdanci, i cili u gjet pranë një veture të djegur, ndërsa trupi i dytë u zbulua brenda automjetit tërësisht të shkrumbuar, transmeton portali Lideri.mk.

Rasti është raportuar dje, më 3 nëntor, në orën 18:40. T.K. nga Bogdanci e ka njoftuar policinë se kishte vërejtur një veturë të parkuar në flakë, pranë së cilës ndodhej një trup i pajetë.

Në vendngjarje menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë.

„Në vendin e ngjarjes është konstatuar se pranë automjetit të djegur ndodhej një person i gjinisë mashkullore, i cili nuk jepte shenja jete. Më pas është konstatuar se bëhet fjalë për V.G. (21) nga Bogdanci“, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

" "

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë Spitalit të Përgjithshëm në Gjevgjeli ka konstatuar vdekjen e 21-vjeçarit./Lideri

sqShqip