Rrahje dhe kërcënime në kazino në Leshkë
Një 31-vjeçar nga fshati Sllatinë ka denoncuar se rreth orës 02:30, në një kazino në fshatin Leshkë, është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët, sipas denoncimit, edhe e kanë kërcënuar. Policia po punon për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

