May 15, 2024
Kosovë

Tri shpërthime të fuqishme në veri të Kosovës

Tri shpërthime janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, te “Tre Rrokaqiejt”, pas mesnatës
Granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra peë kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovice të Veriut. Burime nga kjo zonë kanë thënë se KFOR është në vendin e ngjarjes e se banorët janë larguar nga kafenetë që kanë qenë afër.

Carabinierët kanë shtuar lëvizje në veri, burimet i thanë KOHËS. Po ashtu mësohet se pas shpërthimeve, po kontrollohen vendet ku janë dëgjuar shpërthimet.

KOHA ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.