Maqedoni

Bytyqi paralajmëron ndryshim! Në LSDM ose “transfer” në parti tjetër?

Fatmir Bytyqi përmes një statusi në facebook ka shkruar: “Në politikë hyra për të bë ndryshimin dhe deri sa ajo të ndodh nuk heq dorë”! Por për çfarë është kjo porosi dhe kujt po ja dërgon!? Ndryshimin për të cilin po shkruan, a do ta bëjë brenda në LSDM apo jashtë kësaj partie. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e 8 majit, por LSDM mori një rezultat shumë të dobët në përgjithësi. Për këtë shkak ai dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve. Ndryshe fjala “ndryshim” ka qenë pjesë e sloganit të koalicionit VLEN gjatë fushatës zgjedhore.