April 29, 2024
Sport

Franca shpartallon me 14 gola Gjibraltarin!

Franca nuk ka treguar mëshirë për Gjibraltarin, duke e deklasuar me rezultat 14:0 në takimin e xhiros së 9-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Allianz Riviera” në Nice.
Golat i realizuan Santos (autogol 3′), Thuram (4′), Zaire-Emery (16′), Mbappe (30′ – nga penalltia, 75’), Clauss (34′), Coman (36′ e 66), Fofana (37′), Rabiot (64’), Dembele (73’), Giroud (78’, 89’ e 90+1).

Futbollisti i Gjibraltari, Santos, është përjashtuar e karton të kuq në minutën e 18-të.

Franca kryeson me 21 pikë në grupin B, pasojnë, Holanda me 15, Greqia 12, Irlanda 6 dhe Gjibraltari 0 pikë.