Në një aksident tragjik në vendin e punës në Itali ka humbur jetën një 19-vjeçar nga Tetova.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat në gjuhën shqipe, i riu nga Tetova ka rënë nga çatia nga një lartësi prej rreth 7 metrash, ndërsa ishte në punë.
Nga rënia ai ka pësuar lëndime të rënda, të cilat fatkeqësisht kanë qenë fatale.
Deri tani nuk ka informacione shtesë lidhur me rrethanat e sakta se si ka ndodhur aksidenti dhe si ka ardhur deri te rënia.
"
"
Varrimi i 19-vjeçarit është njoftuar për nesër në Tetovë, pas namazit të drekës.

