April 27, 2024
Maqedoni

Tmerr në Shkup, djali vrau 35 vjeçarin, nëna i ndihmoi ta djegin kufomën për të fshehur gjurmët

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë 22 shtator 2023. Bëhet fjalë për një vdekje, që sipas dyshimeve të policisë është vrasje me paramendim dhe për këtë tashmë dy persona janë të dyshuar. Një grua është arrestuar, ndërkaq një mashkull kërkohet me fletarrest.

Ai e ka vrarë 35 vjeçarin duke I dhënë 45 goditje me thikë. Më pas, disa herë e ka thirë ne telefon nenen e tij, e cila kanshkuapr në një pikë karburanti me shishe plastike, ka blerë 1.5 litra benzinë dhe i ka ndihmuar djalit të saj për të djegur kufomën, transmeton Lideri.mk.

“Sot, nga ana e SPB Shkup është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër A.D.(39) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer dy vepra penale dhe atë “vrasje” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe kundër I.C.(58) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Më saktë, më datë 22.09.2023 gjatë periudhës kohore prej orës 06.40 deri në ora 09.30, pa denoncimit të rastit në një banesë në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup, I.J.(35) nga Shkupi është gjetur i vdekur, me vdekje me forcë, si pasojë e therjeve nga mjeti i mprehtë, kurse nga ana e policëve është konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimshëm, me qëllim të fshehjes së gjurmëve nga vepra e kryer penale.

Policët pas aktiviteteve të ndërmarra dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.D., por i njëjti nuk është gjetur në shtëpi dhe i është shqiptuar fletarrest, ndërkaq është arrestuar I.C.

Gjatë ditës së sotme për I.C. është shqiptuar masë e paraburgimit prej 30 ditësh./Lideri