May 2, 2024
Maqedoni

Tmerr në Kumanovë, tetë persona kërkojnë ndihmë në spital pasi u sulmuan nga një qen

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë në spitalin e Kumanovës për shkak të sulmeve nga qentë. Deri në orën 11:00 iu ofrua ndihma mjekësore 8 pacientëve.

“Ne pranuam 8 pacientë të cilët pësuan lëndime të lehta nga sulmi i qenit”, thotë Dr. Radomir Gelevski, shef i repartit kirurgjik në Spitalin e Kumanovës.
Qeni mëngjesin e sotëm ka sulmuar në afërsi të shkollës fillore “Krste Misirkov”, duke lënduar katër nxënës dhe një të rritur nga Kumanova. Dëshmitarët okularë thonë se nuk bëhet fjalë për një qen endacak, por për një qen roje, i cili me siguri ka ikur nga shtëpia.